Forcat ushtarake britanike shtesë mbërrijnë në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është ulur një aeroplan ushtarak britanik.

Ata do t’i bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë.

Lajmin për aterrimin e tyre e bëri të ditur NATO-ja përmes një postimi në X.

“Një kontingjent prej mbi 300 trupash nga regjimenti ‘Royal Yorkshire’ i Mbretërisë së Bashkuar do të vendoset përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se qëllimi i këtij ushtrimi është të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it.

Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti do të ridislokohet dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Tutje thuhet se KFOR-i do të marr të gjitha masat e nevojshme për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rrjedhojë e lëvizjeve të personelit ushtarak dhe automjeteve në prag dhe gjatë këtij ushtrimi.

Share This Article