Forcat ushtarake të shtetit afrikan arrestojnë presidentin dhe kryeministrin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Malit i ka arrestuar presidentin, kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së qeverisë së përkohshme, duke e thelluar krizën politike vetëm disa muaj pasi presidenti i mëparshëm u rrëzua përmes puçit ushtarak.

Presidenti Bah Ndaw, kryeministri Moctar Ouane dhe ministri i Mbrojtjes, Souleymane Doucoure u dërguan në një bazë ushtarake në Kati disa orë pasi dy pjesëtarë të ushtrisë i humbën pozitat e tyre nga një riformatim qeveritar.

Lexo Edhe:

Kurti: Për herë të parë Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane

Arrestimi i tre zyrtarëve të lartë të shtetit erdhi disa muaj pasi në gusht të vitit të kaluar u rrëzua nga pushteti ish-presidenti Imrahim Boubcar Keita. Veprimi i fundit i ushtrisë mund ta zgjerojë mungesën e stabilitetit në shtetin ku pjesë të mëdha të territorit verior kontrollohen nga grupet e dhunshme të lidhura me Al-Qaeda-n dhe ISIS-in.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Mali bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të tre zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe tha se ata që i mbajnë të arrestuar liderët duhet të përgjigjen për veprimet e tyre, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Thirrje për lirimin e presidentit, kryeministrit e ministrit të Brendshëm bëri edhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.

Mali ka mungesë të sigurisë dhe stabilitetit politik viteve të fundit. Forcat franceze i kishin shtypur militantët më 2013, por ata janë rigrupuar dhe po kryejnë rregullisht sulme ndaj ushtrisë dhe civilëve.

Share This Article