Forcës së Sigurisë të Kosovës i shtohen edhe dy pilotë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtrisë së Kosovës po i shtohen radhët me kuadro të reja oficerësh, profilesh të ndryshme, për të qenë forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me ushtritë tjera mbi bazën e standardeve të NATO-s.

Në vazhdën e sukseseve të arsimimit dhe profesionalizimit janë edhe dy oficerë të rinj, pilotët e Ushtrisë së Kosovës, nëntoger Atdhe Hasani dhe nëntoger Krenar Voca, të cilët përfunduan me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në Akademinë Ushtarake  “Kara Havacilik Okulu” në Republikën e Turqisë.

Nëntoger Atdhe Hasani, me suksesin e treguar gjatë shkollimit të tij,  ka arritur që të radhitet  i dyti  në mesin e kadetëve më të mirë të gjeneratës.

Në ceremoninë e diplomimit i pranishëm ishte atasheu i FSK-së i akredituar në  Turqi,  kolonel Bekim Osmani.

 Oficerët e rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses akademinë ushtarake për pilot, pritet që së shpejti, pas kthimit nga Turqia, të angazhohen me shërbim aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës,  për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në lëmin e aviacionit.

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, Republika e Turqisë po vazhdon të ndihmojë në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja të FSK-së.

Share This Article