ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 10 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 10 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 11 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 11 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Forcohen masat ndaj bankave të huaja që operojnë në Shqipëri për shërbimet bazike, kush përfiton tarifa zero

albnews by albnews
26 October, 2023
in Shqiperia
0
Forcohen masat ndaj bankave të huaja që operojnë në Shqipëri për shërbimet bazike, kush përfiton tarifa zero
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli Ministrave ka përcaktuar rregulla dhe kushte të reja për hapjen dhe përdorimin e llogarisë së pagesave që përmbajnë shërbime bazike për konsumatorët dhe rezidentët në Shqipëri, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese brenda vendit.

Qëllimi i ligjit të ri është garantimi i së drejtës për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në tregun financiar, bazuar në interesin e tyre të vërtetë për të pasur një llogari të tillë, e cila do t’i lejojë ata të marrin përfitimet që sjell tregu financiar.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Subjekte të këtij ligji do të jenë bankat dhe degët e bankave të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Detyrimi për informim të konsumatorëve

 Sipas ligjit të ri, bankat vendosin në dispozicion të konsumatorëve, pa pagesë, informacionin e qartë dhe të kuptueshëm për të drejtën për të hapur dhe për të përdorur një llogari pagesash me shërbime bazike.

“Bankat vendosin në dispozicion të konsumatorëve, pa pagesë, informacionin në lidhje me tiparet specifike të llogarisë së pagesave me shërbime bazike dhe kushtet e përdorimit, si dhe hapat që konsumatorët duhet të ndërmarrin për të ushtruar të drejtën e tyre për të hapur një llogari pagesash me shërbime bazike. Informacioni duhet të bëjë të qartë se përfitimi i shërbimeve shtesë nuk është i detyrueshëm për të hapur një llogari pagesash me shërbime bazike. Informacionin banka e publikon në hapësira të dukshme dhe lehtësisht të aksesueshme nga konsumatorët, nëpërmjet broshurave në degët e bankës, si dhe në faqen zyrtare të internetit të bankës.”, thuhet në ligjin e ri.

Ankesat e konsumatorëve 

Kur banka refuzon hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike ose konsumatori vlerëson se bankat kanë vepruar në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, konsumatori ka të drejtën e ankimimit në Bankën e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë shqyrton ankesën dhe brenda 15 ditëve pune nga paraqitja e saj dhe në rast se pas shqyrtimit të ankesës së konsumatorit konstaton se nuk ekzistojnë shkaqet e përcaktuara në këtë ligj për refuzimin e hapjes së llogarisë së pagesave me shërbime bazike, kërkon nga banka hapjen e kësaj llogarie brenda 15 ditëve pune nga njoftimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë.

Konvertimi i llogarisë në llogari pagese me shërbime bazike

Konsumatorëve, të cilët posedojnë llogari të tjera, përveç llogarisë së pagesave me shërbime bazike, u lind e drejta, sipas ndryshimeve në ligj, që me kërkesë të tyre, të pajisen me një llogari pagese me shërbime bazike.

“Kjo realizohet duke konvertuar një llogari ekzistuese në një llogari pagesash me shërbime bazike ose duke hapur një llogari të re e duke mbyllur atë ekzistuese, nëse plotësojnë kushtet”, thuhet në ligjin e ri.

Tarifat e llogarisë së pagesës me shërbime bazike

Bankat do të ofrojnë shërbimet e parashikuara pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme. Transaksionet e pagesave përmes një karte debiti brenda territorit të Shqipërisë, do të kryhen pa pagesë ose kundrejt një tarife të arsyeshme.

Ndërsa për transaksionet e pagesave përmes një karte, të kryera jashtë territorit të Shqipërisë, bankat do të aplikojnë tarifa, të cilat nuk janë më të larta se ato që banka aplikon, sipas politikës së brendshme për përcaktimin e tarifave.

Metodologjia e përllogaritjes së tarifës së arsyeshme nga bankat përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë, duke konsideruar të paktën nivelin e të ardhurave kombëtare dhe tarifat mesatare të aplikuara nga bankat për shërbimet e pagesave, të ofruara në llogaritë e pagesave.

Tarifat për çdo transaksion pagesash mbi numrin prej 5 transaksione pagesash në muaj për shërbimet e përcaktuara në këtë pikë nuk janë më të larta se ato që banka aplikon, sipas politikës së brendshme për përcaktimin e tarifave.

Ndërsa për depozitimet e fondeve, tërheqjet e fondeve dhe ekzekutimin e transaksioneve të pagesave që nuk kryhen në ATM-në e vetë bankës ose përmes kanaleve on-line të saj do të aplikohen tarifat që normalisht aplikohen edhe për klientët e tjerë.

Bankat ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Shqipëri.

Tarifë zero 

Bankat do të jenë të detyruara t’i ofrojnë shërbimet e pagesave me tarifë zero, për kategoritë që i përkasin grupit të konsumatorëve të cilët përfitojnë nga të drejtat e parashikuara në legjislacionin që rregullon asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë.

Këtu përfshihen përfituesit e pagesës së papunësisë, përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike, përfituesit e pagesës për paaftësi ose për aftësinë e kufizuar, përfituesit e pensioneve urbane dhe rurale në skemën e sigurimeve shoqërore, përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë (bazuar në listën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit), por edhe për kategori të tjera të përcaktuara me vendime të posaçme. 

Konsumatorët që i takojnë kategorive të mësipërme dhe posedojnë llogari të tjera bankare kanë të drejtë të konvertojnë llogarinë e tyre në llogari pagesash me shërbime bazike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result