“Foristrada” bie në humnerë në Tropojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunes në Tropojë ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja është regjistruar në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë ku makina tip “Foristrad”, me të cilin po udhëtonin 2 persona ka rënë në humnerë.

I plagosur ka mbetur pasagjeri i identifikuar me inicialet S . A., i cili është  transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Tropojë/Informacion paraprak

Më datë 22.07.2023, në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë, ka rënë në humnerë një mjet tip “Foristrad”, me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.Njoftimi i Policisë

Share This Article