Formacionet Shqipëri – San Marino

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria do të kërkojë sot fitoren e dytë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022”, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër San Marinos.

Shqipëria fitoi ndeshjen e parë ndaj Andorrës me rezultatin 1:0, ndërsa pësoi të dielën 2:0 në shtëpi ndaj Anglisë. San Marino ndërkohë ka pësuar humbje ndaj Anglisë dhe Hungarisë.

Kanë kaluar 17 vjet që nga fitorja e fundit e San Marinos, ku atë kohë mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat minimal 1:0, fitore kjo që mbetet e vetmja për “La Serenissiman” në kualifikueset e Botërorit.

Në anën tjetër, Shqipëria filloi kualifikimet për në “Katar 2022” me një paraqitje tejet të mirë kundër Andorrës, ku golin e fitores dhe të vetmin në ndeshje e shënoi Ermir Lenjani.

Kurse në ndeshjen e fundit, lojtarët e Edoardo Rejas pësuan humbje kundër Anglisë me rezultat 2:0.

Të dy trajnerët nuk pritet të kenë probleme me lëndime, ku të “kuqezinjtë” do të mungojë vetëm mbrojtësi Marash Kumbulla, për të cilin veçse ka përfunduar sezoni.

Formacionet e mundshme të Shqipërisë dhe San Marinos i gjeni më poshtë:

San Marino (5-3-2): Benedettini; Battistini, Fabbri, Brolli, Rossi, Palazzi; Lunadei, Golinucci, Mularoni; Nanni, Berardi

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Lenjani, Djimsiti; Hysaj, Laci, Bare, Gjasula, Lenjani; Manaj, Cikalleshi

Share This Article