Faqja e specializuar e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026, ku pjesë e tij është edhe një futbollist i kombëtares së Shqipërisë.
Mbrëmë (e martë) kanë përfunduar të gjitha ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku tashmë dihen 12 kombëtaret e para që do kanë siguruar kualifikimin nga pozita e parë, teksa katër tjera do ta synojnë një vend nga ‘play-off’-i.
Sofascore ka zgjedhur një rreshtim 4-3-3 për formacionin më të mirë të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.
Pjesë e këtij formacioni ka përfunduar edhe mbrojtësi i majtë i kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, me një notë mesatare prej 7.62.
Lojtari me notën më të lartë mesatare në formacion është Martin Odegaard i Norvegjisë me 8.76, ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappe dhe Pedri me notë mesatare 8.43.
Michael Olise (8.34), Jeremy Doku (8.33), Kevin de Bruyne (8.30) dhe Joao Cancelo (8.25) ishin lojtarët tjerë që patën notën mesatare mbi 8.
Notat më të ulëta në formacion shkuan për portierin Caoimhin Kelleher (7.58), Dan Burn (7.62) dhe Virgil Van Dijk (7.70).





