Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave nga inteligjenca artificiale/ Surpriza në rreshtim, mungon Ronaldo Fenomeni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndër vite, kanë qenë të shumta diskutimet në lidhje me futbollistët më të mirë në histori. Kristiano Ronaldo apo Ronaldo Fenomenti, Mesi apo Maradona? Shumë krahasime bëhen mbi statistika por duke pasur parasysh edhe vitet dhe evoluimin e futbollit.

Për këtë, inteligjenca artificiale ka zgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave dhe sërish ka vend për shumë diskutime. Emra të mëdhenj që kanë shkruar historinë në futbollin Botëror, nuk janë pjesë e këtij formacioni.

Në portë, është Lev Jashin. “Merimanga e zezë” që aktivizohej me skuadra të ndryshme në Bashkimin Sovjetik, është përzgjedhur si portieri më i mirë. Sakaq, Ronaldo Fenomeni, Inisesta, Ronaldinjo apo edhe të tjerë lojtarë mungojnë.

Formacioni më i mirë:

Lev Jashin, Kafu, Roberto Karlos, Çavi, Paolo Maldini, Franc Bekenbauer, Kristiano Ronaldo, Zinedin Zidan, Pele, Diego Maradona, Leo Mesi

Share This Article