“Formacionin se kam vendosur”, Silvinjo: Jemi në super formë para kësaj sfide të rëndësishme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuqezinjtë do të përballen me ekipin çek të Enjten në mbrëmje në Pragë. Pak para stërvitjes së fundit për këtë ndjeshje të rëndësishme për Euro 2024, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho dhe futbollisti Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Trajneri Sylvinho e cilësoi sfidën e nesërme si mjaft të rëndësishme dhe theksoi se është i kënaqur me lojtarët e Kombëtares në fazën përgatitore.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Kemi punuar shumë, individualisht në fushë, por edhe jashtë saj. Jam shumë i kënaqur nga grupi, i kam parë lojtarët të motivuar, në super formë të mirë dhe duan që të jenë protagonistë. Është një ndeshje shumë e fortë, por mua më vjen mirë që lojtarët janë gati të marrin përgjegjësitë e tyre”, deklaroi Sylvinho.

Ai shtoi ndër të tjera: Formacioni nuk mund të them që e kam vendosur, e kemi një ide të qartë si do të luajmë, por nuk dimë ende emrat që do rreshtohen në fushë. Është momenti të menaxhojmë sa më mirë lojtarët, kemi dhe nesër një seancë shumë të shkurtër stërvitore, përqendrimi duhet të jetë 100%. Çekia është kundërshtar i fortë, trajneri i tyre prej 2008-ës ka bërë një punë shumë të mirë, si grup dhe si individë janë shumë të fortë”

Shqipëria pas sfidës me çekët, do të përballet me Poloninë me 10 Shtator në “Air Albania” një tjetër ndeshje e rëndësishme për EURO 2024.

Share This Article