Superliga Europiane është një problem që nuk ekziston më. Kështu është shprehur në një intervistë të dhënë për mediat italiane, kreu i UEFA-s, Aleksandës Ceferin.
Pas deklaratës së Fionetino Perez se, projekti i Superligës Europiane nuk është mbyllur ende, kundërpërgjigjja erdhi shpejt nga numri një i UEFA-s.
Sipas Ceferin, Superliga Europiane është dhe do të jetë vetëm në letër, pasi asnjëherë nuk ka për të funksionuar. “Një ide e “marrë” që u përpoq të shkatërronte futbollin. Kemi folur shumë gjatë për Superligën, për mua është një problem që nuk ekziston më. Nëse do të ndodhte do të ishte një gabim i madh dhe nuk dua të flas më për këtë”.
Ceferin foli dhe për formatin e ri të Champions League që pritet të nisë që nga viti 2024. “Do të jetë një format shumë më i mirë nga ai që ne kemi sot, do të jetë më interesant. Do të shtohen 4 skuadra si në Champions League, ashtu dhe në Europa League. Do të jetë një format që të gjithë do të luajnë kundër të gjithëve. Nuk ka skuadra të mëdha apo të vogla”.
Në fund, Ceferin bëri një koment dhe për botërorin çdo dy vite të cilën nuk e hodhi poshtë si ide, por theksoi se do të bisedojë dhe me FIFA-n për të vendosur përfundimisht.