Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet në interesimin e mediave rreth formimit të Qeverisë së re pas refuzimit të LDK-së për një takim.
Ai ishte në ambientet e Kuvendit të Kosovës për t’u regjistruar si deputet.
Dy ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbyllur derën kryeministrit Albin Kurti për të zhvilluar negociata në lidhje me mundësinë që VV dhe LDK të krijojnë një koalicion së bashku për krijimin e qeverisë së re në vend pas zgjedhjeve parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i këtij subjekti Lumir Abdixhiku shprehet se ai do të mbajë fjalën ndaj elektoralit që e votoi për të mos bërë qeveri me Kurtin, dhe nuk la pa i përmendur këtij të fundit fyerjet ndaj LDK gjatë fushatës elektorale.