Formohet Partia Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Zgjedhor Britanik njoftoi sot krijimin e një force të re politike Partia Brexit (Brexit Party).

Kjo parti u mbështet nga eurodeputeti Nigel Farage, mbështetës i zjarrtë i një shkëputje pa kompromise me BE-në dhe figurë kyçe në fushatën e referendumit për Brexit në 2016.

Kjo njohje nënkupton se Brexit Party mund të marrë pjesë në zgjedhje në Britaninë e Madhe, përfshirë atë të Parlamentit Evropian në maj, që mund të mbahen gjithashtu në Britaninë e Madhe, nëse Brexit shtyhet pas datës 29 mar.

“Partia u themelua me mbështetjen time të plotë dhe me synimin për të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane të 23 majit nëse Brexit nuk vihet në zbatim deri atëherë”, tha Nigel Farage për të përditshmen “The Daily Telegraph”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply