Mbajtësve të biletave do t’u kërkohet test negativ jo më të vjetër se 48 orë para mbërritjes në Silverstone ose dëshmi të vaksinimit të plotë, ndërsa doza e dytë duhet të jetë marrë të paktën 14 ditë para ditës së parë të pjesëmarrjes
Gara për Çmimin e Madh të Britanisë do të zhvillohet me kapacitet të plotë të publikut, njoftoi Formula 1.
“Jemi të lumtur të konfirmojmë që Çmimi i Madh i Britanisë 2021 në Formula 1 Pirelli është përfshirë në fazën e fundit të Programit Qeveritar të Kërkimit të Ngjarjeve (ERP) të Mbretërisë së Bashkuar, që lejon publik me kapacitet të plotë për ngjarjen midis 16 dhe 18 korrikut”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Mbajtësve të biletave do t’u kërkohet test negativ jo më të vjetër se 48 orë para mbërritjes në Silverstone ose dëshmi e vaksinimit të plotë, ndërsa doza e dytë duhet të jetë marrë të paktën 14 ditë para ditës së parë të pjesëmarrjes, thuhet më tej.
Stefano Domenicali, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Formula 1, e quajti lajmin “fantastik”.
“Do të jetë një fundjavë e pabesueshme me qindra mijëra tifozë që do të jenë atje për të parë ngjarjen tonë të parë ‘Sprint’ të shtunën dhe ngjarjen kryesore të dielën”, tha ai.