Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni bën bashkë Ramën dhe Kurtin, kryeministri takim edhe me presidentin e Këshillit Europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit, që do të mbahet ditën e nesërme.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi.

Rama është pritur nga kryeministri i vendit Robert Golob, ku është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kolegë të tjerë të rajonit, mes të cilëve edhe kryeministri Albin Kurti.

Reagimi i Ramës:

📍Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër🇦🇱🤝🇸🇮

Share This Article