Në Filipine sot është shëruar me sukses një foshnje 16 ditëshe nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke u bërë e mbijetuara më e re në vend, raporton Anadolu.
Sipas Departamentit të Shëndetit, foshnja mbeti në Spitalin nacional të fëmijëve në Quezon City, në verilindje të kryeqytetit Manila, për 11 ditë.
“Njoftoni të mbijetuarin tonë më të ri nga COVID-19! Bebe, një foshnje 16 ditëshe që mposhti COVID-19”, tha departamenti në Twitter.
Po ashtu shpërndanë një fotografi të foshnjës.
“Personeli jonë mjekësor në Spitalin nacional të fëmijëve në mënyrë të palodhur është kujdesur për foshnjën për 11 ditë duke e ndihmuar përsëri t’i kthehet shëndeti”, tha Departamenti i Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, Filipinet deri më tani kanë raportuar 8,212 raste me 558 vdekje, ndërsa 1.023 persona u shëruan me sukses dhe u larguan nga spitali.