FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Viktimë në atentatin që u regjistrua vetëm 100 metër nga hyrja e aeroportit të Rinasit, ka mbetur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë lënë të plagosur rëndë një tjetër.

Pas të shtënave makina me ngjyrë gri e autorëve është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Mercedes Benz” të viktimës për rreth 3 kilometra.

Sakaq, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA janë nisur me urgjencë në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. Ndërkohë, autorët dyshohet se i kanë vënë flakën automjetit që përdorën për të realizuar atentatin në fshatin Halil të Krujës.

Share This Article