ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin 7 hours ago
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë 7 hours ago
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve 7 hours ago
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim 7 hours ago
Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

FOTO/ Brenda qelisë “VIP” të ish-presidentit francez; krevat, tavolinë dhe televizor! Simbolika e librave që Sarkozy mori me vete

albnews by albnews
22 October, 2025
in Bota
0
FOTO/ Brenda qelisë “VIP” të ish-presidentit francez; krevat, tavolinë dhe televizor! Simbolika e librave që Sarkozy mori me vete
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy mbahet në një qeli prej vetëm 9 metrash katrorë, e cila përmban një krevat, një zyrë të vogël, një dush, tualet, një dritare dhe televizor, për të cilin paguan 14 euro në muaj. Në qeli ka edhe një sobë elektrike, ndërsa ish-presidenti ka akses në palestër dhe bibliotekë.

Në këtë hapësirë të kufizuar, Sarkozy thuhet se ka vendosur dhjetë fotografi personale në muret e qelisë, duke e dekoruar ambientin sipas mundësive që i jepen.

RelatedPosts

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

Zelensky do të vizitojë Brukselin dhe Londrën këtë javë, thotë një zyrtar i lartë ukrainas

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të ruajnë juridiksionin ekskluziv mbi çështjet e sigurisë kombëtare

FOTO/ Brenda qelisë “VIP” të ish-presidentit francez;

Pjesa e burgut ku mbahet quhet “VIP” dhe ka strehuar në të kaluarën të burgosur famëkeqë, si Carlos Çakalli.

Sipas gazetës franceze Le Figaro, Sarkozy ka marrë me vete tre libra, numrin maksimal të lejuar për të burgosurit. Në këtë listë përfshihen dy vëllimet e “Kontit Monte Kristo” nga Alexandre Dumas dhe “Biografia e Jezusit” nga Zhan-Kristian Petitfil.

Zgjedhja e “Monte Kristos” nuk është rastësi, protagonisti Edmond Dantes është i burgosur padrejtësisht dhe planifikon hakmarrjen e tij, një vepër simbolike për ata që besojnë se janë dënuar padrejtësisht. Sarkozy, i cili vazhdon të kundërshtojë fajësinë e tij, duket se ndjen një paralelizëm të qartë me këtë histori.

FOTO/ Brenda qelisë “VIP” të ish-presidentit francez;

Ndërsa “Biografia e Jezusit” është një qasje historike mbi jetën e Krishtit, larg interpretimeve fetare, një zgjedhje që, sipas komentuesve, balancohet me simbolikën e hakmarrjes së Dumës, duke futur në lojë edhe konceptin e shpëtimit.

Sarkozy, 70 vjeç, është ish-udhëheqësi i parë francez i burgosur që nga koha e Marshallit Filipp Peten, i cili bashkëpunoi me nazistët. “Një njeri i pafajshëm po dërgohet në burg,” ka thënë ai para se të dorëzohej.

FOTO/ Brenda qelisë “VIP” të ish-presidentit francez;

Ai ka depozituar tashmë kërkesën për lirimin me kusht, por gjyqtarët mund të marrin deri në dy muaj për ta shqyrtuar atë. Deri atëherë, pritet që Sarkozy të kalojë kohën duke shkruar një libër të ri, siç ka deklaruar vetë.

Burgut La Santé, që funksionon që nga shekulli i 19-të, i është njohur statusi i një prej institucioneve më të rrepta të drejtësisë në Francë, duke strehuar të burgosur me profil të lartë dhe duke siguruar kushte të rrepta sigurie.

FOTO/ Brenda qelisë “VIP” të ish-presidentit francez;

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

22 October, 2025
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

22 October, 2025
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

22 October, 2025
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

22 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result