E besoni apo jo, por Jose Mourinho është shumë pranë shkarkimit, pikërisht ai që dukej si një bekim për Romën. Corriere dello Sport, shkruan se presidenti Friedkin ishte gati të shkarkonte portugezin që pas humbjes së rëndë të pësuar në “Marassi” përballë Geona-s, por ndërhyrja e fortë e Tiago Pinto-s, drejtorit sportiv, bëri që bosi i Romës të frenonte.
Gjithsesi, Pinto vetëm sa i dha pak më shumë, pasi Mourinho-n e pret shkarkimi i sigurt nëse nuk fitojnë përballë Cagliari-t. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, presidenti Friedklin ka gati edhe zëvendësuesin e Mourinho-s, bëhet fjalë për teknikun gjerman Hans-Dieter Flick, ish trajneri i “pancerave” dhe Bayern Munich.