FOTO/ E sollën “zanatin” nga Anglia! Ja si dy vëllezërit përshtatën banesën në “shtëpi bari”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër që kishin kthyer banesën e tyre në Laknas në një “shtëpi bari” për kultivimin e kanabisit.

Kati i tretë i banesës përdorej për këtë aktivitet.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 20 bimë kanabis rreth 60 cm të larta, një sasi droge të përpunuar, llamba speciale, ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivim në ambiente të mbyllura.

Mësohet se dy vëllezërit më parë ishin marrë me të njëjtin aktivitet të paligjshëm në Angli, përpara se të ktheheshin në Shqipëri për ta vazhduar në Laknas.

Share This Article