Foto historike, shikoni grupin e parë të tifozëve të Kombëtares që udhëtuan në një ndeshje jashtë (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është foto e 28 vjetëve më parë: 7 tetor 1995. Kjo është foto historike që ka fiksuar grupin e parë të tifozëve të Kombëtares, të cilët udhëtuan nga Tirana për ta shoqëruar skuadrën për herë të parë në historinë e Shqipërisë në një ndeshjeje jashtë.

I takoi ndeshjes, ndonëse disi e pafat, Bullgari–Shqipëri 3- 0 për kampionatin europian. Sofje. Stadiumi “Vasil Levski”. Nuk mund të harrohen, sepse janë të parët që thyen një tabu, natyrisht falë mbërritjes së lirisë.

E ndërsa shoqëruesit e sotëm të Kombëtares jashtë vendit janë me mijëra, është një nder për të kujtuar sot, mbas 28 vjetëve, në prag të ndeshjes me Bullgarinë, këta “themelues” të tifozëve të Kombëtares jashtë kufijve të vendit.

Nuk po e zgjasim më tej. Flet shkrimi “10-radhësh” i asokohe i Besnik Dizdarit, që shoqëron këtë foto të fotoreporterit të shquar ADNAN HYKA, botuar në gazetën “Sporti” (“Sporti Shqiptar”) të 10 tetorit 1995.

Share This Article