FOTO/ Ishin mbledhur për të varrosur familjarin e tyre që vdiq nga koronavirusi, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut urdhëron arrestimin e pjesëmarrësve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill De Blasio i ka bërë thirrje policisë amerikane që të arrestojnë të gjithë pjesëmarrësit në varrime që janë mbledhur në turma të mëdha, që sic tha, nuk kanë respektuar distancën sociale, duke u mbledhur në grupe të mëdha.

Këto komente, De Blasio i bëri pasi në rrugët e Brooklyn janë parë me qindra qytetarë duke përcjellë një të afërm të tyre, që nuk mundi të jetojë dot pas betejës me Covid-19.

De Blasio doli në terren dhe tha se një situatë e tillë nuk duhet të ndodhë, aq më tepër në një vend si Nju Jorku, ku epidemia e koronavirusit ka shkaktuar shumë viktima.

Fotografi e video janë shpërndarë në rrjetet sociale, teksa njerëzit i jepnin lamtumirën e fundit Rabbi Chaim Mertz, një personi që humbi jetën nga koronavirusi. Situata ka alarmuar edhe zyrtarë të tjerë lokalë amerikanë.

Share This Article