Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka thyer rekordin e Premier League, duke numëruar më shumë pikë se çdo lojtar tjetër në 100 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit anglez.
Laporte e arriti këtë shifër pas fitores 2-0 të “citizenëve” ndaj Burnley mbrëmjen e kësaj të shtune. Spanjolli ka kaluar kështu edhe Didier Drogban, Ederson dhe Nemanja Vidic. 27-vjeçari numëron plot 82 fitore dhe 8 barazime, duke grumbulluar 254 pikë.
Laporte kryeson me tetë pikë më shumë se Ederson dhe Drogba që mbanin këtë rekord me 246 pikë të grumbulluara në 100 ndeshje të luajtura.