FOTO/ KFOR-i patrullon në kushte ekstreme në bjeshkët e Istogut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR po vazhdon me aktivitetet e tij patrulluese në terren gjithandej vendit.

Sipas një njoftimi të KFOR-it në Facebook, batalioni i Komandës Rajonale Perëndim me ushtarë italianë zhvilloi një sërë aktivitetesh patrulluese dhe mbikëqyrëse në bjeshkët e Komunë së Istogut.

‘Aktivitetet u zhvilluan në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe dëborës në terren ku operonin ushtarët italianë’, thuhet në njoftim.

KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë.

Kutjojmë se gjatë verës u raportua për prani të ushtrisë serbe matanë Bjeshkëve të Istogut, ndërsa në ato zona janë patrolluar edhe nga Policia e Kosovës.

Pas sulmit të fundit terrorist mbi infrastrukturën kritike në kanalin e Ibrit në Varragë, është shtuar vigjilenca e organeve të rendit, duke përfshirë edhe misionin e KFOR-it në të gjithë territorin e vendit.

Share This Article