FOTO/ Ky është autori i masakrës në Suedi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat e huaja kanë zbardhur detaje të reja për autorin që shkaktoi masakër në një shkollë në Suedi, duke lënë të vdekur të paktën 10 persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

35-vjeçari suedez, Rickard Andersson ishte i papunë prej 10 vitesh dhe së fundmi, kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin.

Sipas mediave, 35-vjeçari ishte një njeri i izoluar dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ai nuk e ka bërë ushtrinë sepse nuk kishte kualifikimet e shkollës së mesme. Megjithatë, 35-vjeçari kishte licencë për katër armë gjuetie.

Një nga këto armë gjuetie, sipas policisë lokale, ai e ka përdorur gjatë sulmit.

Para se të kryente masakrën, ai u fut në shkollë, e fshehu armën e tij në një kuti “në formë kitare” dhe ndërroi rrobat në banjën e shkollës.

Share This Article