FOTO/ Makina e blinduar e parë shqiptare, prezantohet për të huajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Makina e parë e e blinduar nën markën “Made in Albania” është prezantuar në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris.

Prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare është emërtuar si “Shota”.

Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm.

“Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare Shota. Një moment i rëndësishëm që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”, shkruan ministri Peleshi në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/1003195244518538

Share This Article