FOTO/ “Maskat” e Hagës që e shoqëruan nën masa të rrepta sigurie Hashim Thaçin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u rikthye ditën e djeshme për disa orë në Prishtinë, për të parë babain e tij në spital.

Kjo vizitë është pranuar pas disa refuzimesh të Hagës dhe pas ankesave të shumta se Thaçit po i shkelen të drejtat njerëzore.

Gjatë kësaj vizite dhe qëndrimit në QKUK, deri në momentin kur ka dalë për t’u larguar nga oborri i spitalit, Thaçi është ruajtur me masa të rrepta sigurie.

Personat e sigurimit të Hagës të veshur civilë dhe me maska, që shkonin nga pjesa e qafës e deri tek sytë, kanë ruajtur rreptësishtë Thaçin.

Një prej mjekëve që e ka përqafuar dhe që Thaçi i ka thënë disa fjalë tek shkallët dalëse, i është tërhequr vërejtja nga trupat e sigurisë, i cili është rikthyer dhe ka shkëmbyer disa fjalë me të.

Share This Article