FOTO/ Mban foshnjën e vrarë në krahë, babai palestinez i prek të gjithë me fjalët: Çfarë bëri, vrau ndokënd?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje prekëse vijnë nga Palestina teksa një baba mban në krahë foshnjën e vrarë nga bombardime izraelite.

Nga kampi i refugjatëve në Jabalia, ai u shpreh se edhe nëse e shtypin me tank nuk do të largohet nga banesa.

“E kam thënë fjalën time, edhe nëse më shtypin me tank, nuk largohem nga shtëpia ime.

Do të vendos një tendë në shtëpinë time të shkatërruar dhe do të jetoj brenda. Nëse SHBA, Izraeli dhe Perëndimi hyjnë në Gaza, unë do të qëndroj në shtëpinë time. Atë që ata i bënë babai dhe nënës sime, unë nuk do t’ia bëj vetes dhe fëmijëve të mi, do të qëndroj i palëkundur në shtëpinë time”, tha ai, teksa qan mbi trupin e djalit të tij.

Babai shprehet se i biri i vdekur ishte vetëm 2-vjeç e gjysmë.

“Ai ishte vetëm 2 vjeç e gjysmë, çfarë bëri, vrau ndokënd? Qëlloi ndonjë njeri, rrëmbeu. Janë fëmijë të pafajshëm brenda shtëpive të tyre”, thotë ai.

Share This Article