FOTO/ Me duart në fyt, Halit Valteri sulmoi Tedi Blushin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me përplasje dhe debate të ashpra që përfunduan deri në përplasje fizike.  

Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valteri ishin ata që pas konfliktit verbal përfunduan në grushta dhe me duart në fyt.

Duke qenë se mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave, fillimisht u raportua se Blushi kishte goditur Valterin me grusht dhe ishte përjashtuar menjëherë nga mbledhja.

Por siç duket edhe në foton e mësipërme, edhe Valteri ka sulmuar Blushin.  Ky i fundit pas kallëzimit në polici nga deputeti socialist, u mor në pyetje në komisariatin nr.1 për disa orë.

Share This Article