Melania Trump ka vënë përsëri standardin e elegancës gjatë vizitës shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Zonjës së Parë i takoi të përshëndeste familjen mbretërore në Kalanë e Windsor-it, dhe ajo e bëri këtë duke mbajtur të gjithë vëmendjen tek veshja e saj.

Melania kishte zgjedhur një kostum të përshtatur me fund gri nga Dior, me shpatulla të theksuara dhe bel të ngushtuar, ndërsa fundi i thjeshtë zbriste pak poshtë gjurit, duke krijuar një siluetë klasike dhe të njohur tashmë.
Ajo e kombinoi me këpucë gri të errëta me taka dhe një kapelë dramatike me buzë të gjera, po nga Dior, në nuancë të thellë mauve, që shtoi një element ngjyrash dhe dramatik në veshjen monokromatike. Kapela gjithashtu përputhej me nuancën e kravatës së Presidentit Trump, duke krijuar një koordinim të kujdesshëm dhe elegant.

Pamja e Melania-s u krahasua me atë të Princeshës Kate, e cila kishte zgjedhur një fustan-pallto burgundy nga Emilia Wickstead, kapelën nga Jane Taylor dhe çantën klasike Chanel.
Por ishte Melania ajo që tërhoqi syrin me zgjedhjen e saj të stilit personal: një kombinim i rafinuar i modës amerikane me një prekje klasike europiane.

Kapele dramatike kanë qenë gjithmonë pjesë e stilit të saj, rikujtuar edhe gjatë inaugurimit të dytë të Presidentit Trump me kapelen austere të Eric Javitts.
Për këtë vizitë, ajo la pas disa nga veshjet e saj më amerikane dhe përqendroi të gjithë elegancën tek një pamje që reflekton sofisticimin dhe aftësinë për të bërë një deklaratë mode në nivel mbretëror.

Melania dhe Donald Trump do të vijojnë axhendën e ngarkuar me vizita dhe angazhime mbretërore, ndërsa vëmendja e mediave mbetet tek pamja e Zonjës së Parë, e cila duket se po përcakton trendin e modës edhe në një mjedis britanik.
