FOTO/ Momente të rralla nga stuhia në SHBA, rrufeja godet Statujën e Lirisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një stuhi e fortë ka goditur qytetin e Nju Jorkut dhe si pasojë ka patur përmbytje të shumta. Stuhia intensive që nisi të mërkurën pritet të vijojë me borë, shi, dhe erë të fortë deri të enjten.

Fotografitë mahnitëse detajuan momentin kur rrufeja goditi Statujën e Lirisë, duke e bërë atë të duket si diçka e krijuar nga efektet speciale të filmit. Megjithatë nuk raportohen për dëme në statujë.

Më shumë se 200,000 shtëpi në të gjithë SHBA-në mbetën pa energji elektrike në mëngjesin e të mërkurës, sipas USA Today, pasi erërat e forta dhe shirat rrëzuan pemët dhe kabllot e energjisë në Wisconsin, Ohio, West Virginia, Michigan dhe Kentucky. Stuhia ka shkaktuar tashmë disa tornado në Alabama, Virxhinia Perëndimore, Tenesi, Illinois dhe Kentaki.

Share This Article