Foto nga spitali ku po trajtohet Bill Clinton

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, thanë mjekët e tij për CNN të enjten.

“Ai është në humor të mirë, ka folur me familjen dhe stafin dhe ka qenë në këmbë”, thanë mjekët dhe stafi i tij.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve. Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”,  thanë mjekët.

75-vjeçari Klinton ishte të martën në Kaliforni për një aktivitet privat të fondacionit të tij, kur ishte ndjerë i lodhur dhe u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.

Mjekët e ish-presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme te njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut. Ish-presidentit Klinton do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri të premten, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Sipas tyre matjet e tij vitale janë të gjitha të qëndrueshme.

Klinton ka kryer operacion të zemrës në 2004 dhe kishte futur dy unaza për të hapur një arterie në 2010. Por mjekët e tij theksuan se shtrimi në spital nuk ishte i lidhur me zemrën ose Covid-19.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga spitali ku po trajtohet ish-presidenti amerikan.

A police officer stands at an entrance of the University of California Irvine Douglas Hospital on Thursday night
Officers are seen inside the lobby of the hospital in California, where Clinton is being treated
The exterior of the University of California Irvine Douglas Hospital on Thursday evening, where Bill Clinton was recovering from an infection
Share This Article