FOTO/ Shpërthimet me eksploziv në Greqi, bien në pranga 4 shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet greke kanë zbardhur disa raste të vendosjes së eksplozivit në vend dhe kanë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale të gjobvënies. Ngjarja e parë e zbardhur është vendosja e eksplozivit pranë një karburani në orët e para të mëngjesit të 8 marsit të këtij viti në Pire.

Shpërthimi i fortë që u dëgjua kilometra larg, shkaktari dëme të shumta në karburant dhe në automjete të parkuara. Për ngjarjen policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Geni Çato, 37-vjeç nga Përmeti dhe shqiptarin tjetër, i cili përdor emrat Evis, Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo dhe Ilia dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas, Prifti dhe Dhima dhe vitlindjet 1984 dhe 1987.

Ngjarja e dytë e zbuluar është vendosja e eksplozivit në 12 mars një kantinë vere në Kalithea, në pronësi të një biznesmeni që zotëron edhe një lokal nate e një bar-kafe. Për ngjarjen janë arrestuar Kristo Xhixho, 35-vjeç nga Durrësi dhe greku Antonis Karapasias, 39-vjeç.

Gjatë operacionit ka rënë në pranga edhe shqiptari Aristotel Stefanidhi, 23-vjeç nga Këlcyra. Ai dyshohet se ka marrë me automjet nga banesa Kristo Xhixhon dhe gjatë kësaj kohe ka qenë i armatosur me pistoletë. 

Share This Article