Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka befasuar ndjekësit me një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka shpërndarë disa foto ku shfaqet me flokët të lyera në një nuancë rozë të ndezur.
“Është tetor, më thuaj që më do”, shkruan Bebe në mbishkrimin e postit.
Fotot e reja e kanë nxitur komente mes ndjekësve të saj, që e kane vlerësuar guximin dhe stilin e saj të ri.






