FOTO/ Vajza e vetme e ish-kampionit të botës në F1 i jep fund beqarisë, Gina Schumacher martohet në vilën luksoze të familjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në një ceremoni spektakolare të mbajtur në vilën e familjes në Majorca.

gina_schumacher

Çifti shkëmbyen betimet të shtunën pasdite në rezidencën luksoze të nënës së Gina, Corina Schumacher, e blerë  në vitin 2017 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Vila familjare në Majorka
Vila familjare në Majorka

Pritja u ndoq nga anëtarët e ngushtë të familjes, duke përfshirë vëllain e Michael, Ralf Schumacher.

Gina Schumacher (1)

Gina, e veshur me një fustan të bardhë me dantella të stilit Boho, postoi një foto në Instagramin e saj, ku shfaqej duke u përqafuar me partnerin e saj të ri, tek shkruante: “Përgjithmonë po për ty, po për përgjithmonë”.

Gina dhe Iain, zyrtarizuan lidhjen e tyre pas gati shtatë vitesh lidhje. Pavarësisht raportimeve, nuk kishte asnjë konfirmim nëse babai i Gina, Michael Schumacher, ishte i pranishëm në dasmë.

Gina Schumacher (2)

Schumacher, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 55-të, ka mbetur jashtë jetës publike që nga një aksidenti i rëndë me ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze.

schumacher

Gruaja e tij Corinna ofroi një pasqyrë të rrallë mbi gjendjen e burrit të saj në një dokumentar të Netflix në vitin 2021, tek shprehej: “Më mungon Michael çdo ditë. Por ai nuk më mungon vetëm mua. Janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Të gjithëve u mungon Michael, por Michael është këtu. Ndryshe, por ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi.”

Share This Article