Fotografuan fletën e votimit, procedohen burrë e grua në Sarandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një rast i fotografimit të fletës së votimit është regjistruar në fshatin Xarrë të Sarandës dhe për këtë arsye ka nisur procedimi penal ndaj një çifti bashkëshortësh.

Ngjarja është regjistruar në Qendrën e Votimit 4731 në Xarrë, ku shtetasi L.T. së bashku me gruan e tij, gjatë procesit të votimit, i bënë një fotografi fletës, veprim ky i palejuar nga Kodi Zgjedhor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast, teksa bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës.    

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi L. T., 37 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C)., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.      

Share This Article