FOTOLAJM/ Ja çfarë la pas shpërthimi në banesën e Mziut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz. 

Foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit. 

Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. 

Share This Article