FOTOLAJM/ Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jamarbër Malltezi ka përfunduar në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit

Jamarbër Malltezi ka përfunduar në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Ai ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është arrestuar në ambientet e aeroportit nga autoritetet me urdhër nga SPAK.

Siç shihet nga fotoja, disa policë e kanë rrethuar dhe shoqëruar në makinën e policisë.

Ai u arrestua këtë të shtunë me akuzën e korrupsionit pasiv, pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Por jo vetëm kaq, pasi GJKKO ka caktuar mbrëmjen e djeshme edhe detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Burime nga SPAK njoftojnë se Berisha ka marrë masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Lidhur me akuzat e bëra nga SPAK, Berisha mbrëmë vendosi që të mbante një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh:

“Unë pranoj plotësisht sfidën, as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëri s’më ndalon dot, unë jam deputet dhe do takohem me ndjekësit”.

Share This Article