FOTOT/ Brenda qytetit fantazëm të Kinës, aty ku çdo gjë është e kopjuar nga Parisi madje edhe kulla Eiffel

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kopje e çuditshme e qytetit të Parisit e kompletuar edhe me një kullë Eiffel të rreme shtrihet pothuajse e braktisur në Kinë. Tianducheng, në Hangzhou, mund të ngatërrohet lehtësisht me kryeqytetin francez në shikim të parë me arkitekturën tejet pariziane.

Statujat e ndryshkura në skajin e kullës Eifel dhe ndërtesat industriale me shtëllunga tymi në sfond shkatërrojnë iluzionin romantik të Parisit. Për vite me radhë, imituesi i pashëm ishte një qytet fantazmë, me vetëm 2000 banorë që e quanin atë shtëpinë e tyre.

Kulla Eiffel e saj është vetëm një e treta e lartësisë së origjinalit francez, me lartësi vetëm 91 metra. Imitimi i Champs-Elysees Avenue është jashtëzakonisht i qetë në krahasim me atë real.

FOTOT/ Brenda qytetit fantazëm të Kinës, aty ku çdo

Kulla Eiffel

Edhe pse shtëpitë e stilit Haussmann rreshtohen në rrugët e “Parisit të Lindjes”, brenda tyre ato mbeten bosh. Tianducheng është i rrethuar nga hektarë tokë bujqësore dhe është përfshirë nga smogu i dendur nga qytetet industriale aty pranë.

Vetëm turistët dhe çiftet e sapomartuara në kërkim të një sfondi të përsosur, nisen për një udhëtim njëorësh nga kryeqyteti i provincës. Por pavarësisht përpjekjeve për të rritur popullsinë, qyteti ende jep një ndjenjë të frikshme.

Është vetëm një nga shumë monumentet e çuditshme “të rreme” të ndërtuara nga Kina gjatë pasionit të saj për “klonimin”.

Share This Article