Pavarësisht gjithë dramave që po rrethojnë familjen mbretërore kohët e fundit, duket se Mbretëresha Elizabeth do të ketë gjithmonë dashuri për Princin Harry dhe Meghan Markle.
Të paktën këtë gjë të lënë të kuptosh detajet në fotografitë e publikuara së fundmi.
Të mërkurën, mbretëresha takoi kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, në Pallatin Buckingham – ky ishte takimi i tyre i parë personal që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Në imazhet e ndara nga mbledhja, fansat mbretërorë vunë re se në mes të një përzgjedhjeje të fotografive familjare në kornizat në sfond, ndodhej edhe një foto e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Sipas People, fotografia e çiftit ishte nga fejesa e tyre në vitin 2017, por nuk është publikuar zyrtarisht për publikun.

Pranë fotos së Harryt dhe Meghan, ishin imazhet e anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë Princin William dhe Dukeshën Kate, si dhe fotografia e burrit të ndjerë të mbretëreshës, Princit Philip, i cili vdiq në prill.

Megjithëse Harry dhe Meghan kanë folur hapur për pakënaqësitë e tyre në lidhje me jetesën brenda institucionit mbretëror, ata nuk kanë treguar asnjëherë pakënaqësi për vetë mbretëreshën. Madje, ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj saj, duke emëruar vajzën e tyre të porsalindur me pseudonimin e familjes për mbretëreshën, Lilibet.