• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Fotot historike nga ‘Situation Room’: Kështu ndoqi Trump (me kapele MAGA) bombardimet mbi Iranin

Fotot historike nga ‘Situation Room’: Kështu ndoqi Trump (me kapele MAGA) bombardimet mbi Iranin

by albnews
22 June, 2025
in Bota
0
23
VIEWS

Pesë presidentë dhe një vendim historik: Trump, i vetmi që urdhëroi një sulm ushtarak ndaj Iranit. Pamjet nga “Situation Room” dhe trashëgimia politike

Pesë presidentë amerikanë – Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Joe Biden dhe Donald Trump – janë përballur me dilemën nëse duhet përdorur ose jo forca ushtarake ndaj Iranit. Vetëm Donald Trump vendosi të ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak, dhe kjo, pavarësisht si do të zhvillohen ngjarjet në ditët e ardhshme, do të mbetet një pjesë kyçe e trashëgimisë së tij politike.

Pamjet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë, të realizuara brenda “Situation Room” gjatë sulmit ndaj Iranit, pritet të bëhen po aq historike sa ato të Obamës që ndiqte në maj 2011 operacionin kundër Osama bin Laden, apo të Bush-it kur dha urdhrin për të nisur luftën në Irak në 2003. Por ndryshe nga ato raste, Trump shfaqet me kapele të kuqe “Make America Great Again”, simbol i lëvizjes së tij.

Fotografitë ofrojnë një vështrim të rrallë në dhomën e vendimmarrjes së krizave në Shtëpinë e Bardhë, e njohur edhe si “JFK Room”, e ndërtuar gjatë presidencës së John F. Kennedy.

Në një prej fotove, Trump qëndron i ulur, i qetë, i rrethuar nga ministrat e tij, duke ndjekur në ekran operacionin kundër tre objekteve iraniane të pasurimit të uraniumit. Në një tjetër foto, ai është në këmbë, pranë shefit të shtabit të përbashkët Dan Caine, i cili flet me Susie Wiles, shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Mbi tavolinë duken shishe uji të gjysmuara, stilolapsa me ngjyra dhe dosje voluminoze, ndërsa në krah të Trump-it janë ulur nënkryetari J.D. Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio – ndoshta një tregues i ndikimit të tyre. Kreu i CIA-s, John Ratcliffe, shihet me duar të kryqëzuara, ndërsa drejtoresha e inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard, mungon në foto – një detaj domethënës, duke marrë parasysh përplasjet që ajo ka pasur me Trump-in mbi çështjen iraniane. Në sfond lëvizin Dan Scavino, nënkryetar i stafit, dhe David Warrington, këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, që ngrihet për të folur në vesh të shefit të Pentagonit.

Gjenerali në pension Dan “Razin” Caine, i emëruar nga Trump si shef i shtabit të ushtrisë dhe ish-pilot F-16, është një nga figurat qendrore të operacionit. Ai shihet në foto duke shpjeguar, edhe me gjeste, ecurinë e sulmit. Trump e lavdëroi publikisht në një deklaratë televizive drejtuar popullit amerikan, duke thënë se tani është radha e Iranit për të vendosur dhe se nëse do të bëjë zgjedhjen e gabuar, SHBA do të vijojë me sulmet.

Trump e kishte njohur Caine në vitin 2018 gjatë një vizite në Irak. Gjatë konferencës së konservatorëve amerikanë (CPAC), presidenti kishte treguar një bisedë me gjeneralin, i cili i kishte thënë se lufta kundër ISIS mund të përfundonte për një javë, jo për dy vjet, siç pretendonin të tjerët. “Na lejoni t’i godasim nga prapa, anash, nga të gjitha anët, Zoti President. Nuk do ta kuptojnë as se çfarë i goditi”, i kishte thënë gjenerali. Trump më pas e quajti atë “një gjeneral të vërtetë, jo një gjeneral televiziv”, duke nënvizuar mënyrën se si ai e sheh forcën ushtarake: si vendosmëri dhe efikasitet real në terren.

Megjithëse disa përkrahës të linjës “America First” (Amerika e para) ishin kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Iran, duke e konsideruar jo në përputhje me filozofinë e Trump-it, kapelja MAGA në “Situation Room” ishte një mesazh i qartë. Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për The Atlantic, Trump kishte deklaruar:

“Unë e kam krijuar parimin ‘America First’ dhe unë vendos se çfarë do të thotë. Nuk mund të ketë paqe nëse Irani ka armë bërthamore. Kushdo që thotë se dëshiron paqe, duhet ta kuptojë këtë. Nuk mund të rrish jashtë kësaj situate nëse Irani ka një armë bërthamore – sepse kjo nuk është paqe.”

Pas sulmit, edhe pjesa më skeptike e republikanëve u rreshtua pas tij, duke e parë si një veprim të matur dhe të kufizuar ushtarak. Aktivisti Charlie Kirk, një zë i rëndësishëm i brezit të ri MAGA, deklaroi: “Irani nuk i la zgjedhje Trump-it”. Ndërsa ish-deputeti Matt Gaetz, i zgjedhur dikur nga Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, e krahasoi bombardimin me atë që vrau Qassem Soleimani: “Nuk është luftë për ndërrim regjimi. Trump është një ndërmjetës paqeje!”

Në Kongres, një nga mbështetësit më të zjarrtë ishte senatori Lindsey Graham, një nga “skifterët” e Partisë Republikane, i cili tha: “Ishte zgjedhja e duhur. Ky regjim e meriton”. Edhe senatori Tim Sheehy, që kishte qenë skeptik ndaj sulmit ndaj Fordow-t, lavdëroi vendimin e presidentit:

“Trump mori vendimin e duhur. Për ata që e kritikojnë, them: kjo nuk është nisja e një lufte, por fundi i saj. Irani është në luftë me SHBA-në prej 46 vitesh. Populli iranian duhet të ngrihet dhe t’i japë fund këtij regjimi vrasës.”

Ndërkohë, Steve Bannon udhëhoqi një transmetim special gjatë gjithë natës në programin e tij War Room, ku foli për rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore.

Ai e quajti ndërhyrjen: “veprimi më i madh dhe më i guximshëm i mandatit të parë ose të dytë të Trump-it”, por i bëri thirrje presidentit që të mos tërhiqet nga skifterët në një rrugë që mund të dominojë gjithë presidencën e tij dhe të dëmtojë objektivat e “America First”:

“Kjo është një zgjedhje në stilin e Abraham Lincoln-it – sepse tani je pjesë e luftës. Edhe nëse e quan të kufizuar dhe thua se nuk do të ndryshosh regjimin, do jesh nën presion të vazhdueshëm.”

Previous Post

Sulmi i SHBA/ Kryeministri Britanik Starmer: Irani të rikthehet në tryezën e negociatave, stabiliteti është thelbësor

Next Post

Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

albnews

albnews

Related Posts

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator
Bota

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025
Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes
Bota

Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

11 July, 2025
I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët
Bota

I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

11 July, 2025
Next Post
Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

11 July, 2025
Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

11 July, 2025
Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

11 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5131 shares
    Share 2052 Tweet 1283
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2573 shares
    Share 1029 Tweet 643
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1966 shares
    Share 786 Tweet 492
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1866 shares
    Share 746 Tweet 467
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1723 shares
    Share 689 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM