FOTOT/ Lezhë, gjenden qindra peshq të ngordhur në një kanal, nisin hetimet për shkaqet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nje numër i konsiderueshëm peshqish janë gjetur të ngordhur ditën e sotme në një kanal në fshatin Kodhel të Njesisë Administrative Blinisht në Lezhë.

Menjehere IKMT Lezhë, në bashkëpunim dhe me policinë, kanë mbërritur në vendngjarje për inspektimin e zonës.

Nga vëzhgimet parapraka nuk është konstatuar ndonjë subjekt industrial apo individ që mund të ketë hedhur lëndë helmuese, ndërkohë që janë marrë kampione të ujit për tu dërguar për analiza të thelluara. Janë rreth 800 metra kanal të mbuluar nga peshqit e ngordhur në këtë zonë.

Share This Article