Hamasi publikoi sot një deklaratë të përbashkët në emër të “fraksioneve palestineze”, duke njoftuar se ato kanë rënë dakord që Gaza pas luftës të administrohet nga një komitet i pavarur teknokratësh.
Sipas deklaratës, ky komitet do të jetë jopolitik dhe do të merret vetëm me rindërtimin dhe qeverisjen administrative të Rripit të Gazës.
Megjithatë, zhvillimi nuk duket si një ndryshim i madh, pasi Hamasi ka deklaruar prej muajsh se është i gatshëm të heqë dorë nga kontrolli qeverisës i Gazës.
Çështja e armatimit të Hamasit lihet për bisedime të veçanta, ndërsa nuk përmendet nëse Fatah (partia e Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas) është pjesë e marrëveshjes – raportohet se Abbas urdhëroi ndihmësit e tij të mos marrin pjesë në takime ku përfshihet Hamas.
Nga ana tjetër, deklarata nuk specifikon emrat e anëtarëve të komitetit teknokrat.
Nëse do të kërkohet miratimi i SHBA-së – zyrtarë amerikanë thanë javën e kaluar se mbushja e panelit nuk është prioritet i tyre.




