Franca akuzon Britaninë për shantazh me vaksina

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca e ka akuzuar Britaninë e Madhe për shantazh përmes menaxhimit të eksportit të vaksinave për Covid-19 në kohën e grindjeve të vazhdueshme rreth zinxhirit furnizues dhe mungesës së dozave.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, u pyet nëse Bashkimi Evropian është mashtruar duke dërguar miliona doza të vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar përderisa programi i vaksinimit brenda bllokut po çalon.

“Ne duhet të ndërtojmë një raport bashkëpunues, por nuk mund të merremi me të kështu”, deklaroi kryediplomati francez. Franca ka bërë thirrje që BE-ja të zbatojë kontroll më të rreptë të eksportit të vaksinave, shkruan BBC.

Sipas tij, BE-ja nuk duhet ta paguajë çmimin për politikën e Britanisë për vaksinim. Ai gjithashtu e kritikoi qasjen ndaj blerjes së dozave, duke pretenduar se Britania do të ketë vështirësi për t’i siguruar dozat e dyta për personat që e kanë marrë dozën e parë.

“Mbretëria e Bashkuara është krenuar shumë me vaksinimin e mirë me dozën e parë, por ata kanë problem me dozën e dytë. Nuk mund të luhet me shantazh, nuk mund të luash kështu”, shtoi Le Drian.

Vaksinat po shpërndahen ngadalë në vendet e Bashkimit Evropian. BE-ja i ka fajësuar kompanitë farmaceutike, kryesisht atë “AstraZeneca”, për dështim që t’i ofrojnë dozat e premtuara, ndërsa vetë kompania britanike ka mohuar se nuk e ka respektuar kontratën.

BE-ja tash po pret që të marrë rreth 30 milionë doza të vaksinës së “AstraZeneca”-s deri në fund të marsit, që është më pak se një e treta e shifrës që e shpresonte më parë.

Share This Article