ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 31 minutes ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 39 minutes ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 58 minutes ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 1 hour ago
Skandali Epstein/Foto të reja nga prona e Epstein tregojnë Trump, Andrew dhe Bill Clinton (video) 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Franca bllokon anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Vijesti: Frenon avancimi në 2 kapituj!

albnews by albnews
13 December, 2025
in Bota
0
Franca bllokon anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Vijesti: Frenon avancimi në 2 kapituj!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mali i Zi rrezikon të mbyllë vetëm tre nga pesë kapitujt e planifikuar të negociatave me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit, e kjo, për shkak se pasi Franca ka bllokuar avancimin e dy kapitujve kyç në procesin e integrimit europian të këtij vendi.

Burime për “Vijesti” bënë me dije se përfaqësuesit francezë në grupet e punës së BE-së kanë kundërshtuar heqjen nga lista të kapitullit 11, që lidhet me bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe kapitullit 13 për peshkimin. Qëndrimi i Parisit u bë i ditur në mbledhjen e Grupit të Punës së Këshillit të BE-së, që u zhvillua një ditë më parë.

RelatedPosts

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë

Skandali Epstein/Foto të reja nga prona e Epstein tregojnë Trump, Andrew dhe Bill Clinton (video)

Vendimi, sipas të njëjtës gazetë, u konfirmua më pas edhe në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare, duke frenuar kështu pritshmëritë e Podgoricës për një progres më të shpejtë këtë vit. Sipas informacioneve jozyrtare, delegacioni francez ka argumentuar se kapitujt 11 dhe 13 nuk janë ende të gatshëm për t’u mbyllur, me pretendimin se ato nuk përputhen plotësisht me standardet e BE-së, pa ofruar sakaq shpjegime konkrete për këto vërejtje.

Pas përfundimit të diskutimeve, çështja kalon në fazën e radhës – konferencën ndërqeveritare në nivel ministror, ku pritet që të mbyllen përfundimisht vetëm tre kapituj: kapitulli 3, që ka të bëjë me të drejtën e themelimit të ndërmarrjeve dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve; kapitulli 4 për lirinë e lëvizjes së kapitalit; si dhe kapitulli 6, që lidhet me të drejtën tregtare. Edhe pse teorikisht ekziston mundësia që vendimi i Francës të rishqyrtohet në nivel ministror, burimet diplomatike vlerësojnë se gjasat për një ndryshim janë minimale.

Mali i Zi i nisi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 29 qershor 2012. Që prej asaj kohe, Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt negociues (33) dhe ka mbyllur përkohësisht shtatë prej tyre – tre në fund të vitit të kaluar dhe një tjetër në qershor të këtij viti.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result