Franca dërgon aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca do të dërgojë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” në Lindjen e Mesme për të mbështetur operacionet ushtarake në rajon, transmeton Anadolu.

“Aeroplanmbajtësja bërthamore do të dërgohet për të mbështetur operacionet ‘Chammal’ deri në muajin prill”, tha Macron në fjalimin e Vitit të Ri para ushtrisë franceze në qytetin Orleans.

Ai tha se aeroplanmbajtësja gjithashtu do të përdoret në operacionet e përbashkëta me shtetet evropiane, duke theksuar rrezikun në rritje nga DEASH-i.

Pas sulmeve terroriste të lidhura me DEASH-in në Paris në vitin 2015 ku u vranë 130 persona, në Mesdheun Lindor u dërgua aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle” me një njësi që zakonisht përfshin 24 avionë luftarakë të tipit Rafale. Vitin e kaluar, aeroplanmbajtësja u dërgua në Detin e Kinës Jugore.

Franca filloi operacionin “Chammal” më 19 shtator të vitit 2014 në përpjekje për të kundërshtuar zgjerimin e DEASH-it dhe mbështetjen e ushtrisë irakiane dhe koalicionit. Operacioni më vonë u zgjerua për të përfshirë kërcënimin e DEASH-it në Siri.

Share This Article