Franca dhe Gjermani qasje të kundërta për postet europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka një qasje të ndryshme në aspektin e organizimit mes Parisit dhe Berlinit, gjë që po i pengon për momentin të bien dakort në lidhje me liderët e rinj të institucioneve evropiane, u shpreh sot udhëheqësja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ne kemi qasje të kundërta në planit e sistemit, dhe shpresoj që ta zgjidhim sa më shpejt këtë situatë”, deklaroi AKK-ja për median në Paris, gjatë një ceremonie të dorëzimit të çmimit evropiania e vitit nga revista “Politika Ndërkombëtare”. Në prag të samitit evropian, ku do të përcaktohen emërimet për postet kyçe të qeverisjes së BE-së, unë dhe kancelarja vijojmë të mbështesim parimin e “Spitzenkandidat”, sipas së cilit personi i cili ka qenë lideri i një force politike gjatë fushatës në zgjedhjet evropiane natyrisht është kandidati pretendent për postin e udhëheqësit evropian./ATSH/

Share This Article