Franca dhe Gjermania thirrje Izraelit: Mos sulmo civilët në Gaza  

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

CNN.

Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë i kanë bërë thirrje Izraelit që të mos sulmojë civilët në luftën me Hamasin.

Sipas Francës dhe Gjermanisë, megjithëse Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes ka edhe një përgjegjësi për të mbrojtur popullsinë civile të Gazës.

Në një fjalim drejtuar liderëve në samitin e paqes në Kajro, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbok theksoi se Hamasi mban përgjegjësinë përfundimtare për vuajtjet e këtyre javëve të fundit.

Ishte Hamasi ai që solli terror të tmerrshëm mbi Izraelin më 7 tetor duke kryer krime mizore. Si çdo vend tjetër në botë, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe të mbrojë popullin e tij kundër këtij terrori brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”, tha Baerbock. .

Baerbok paralajmëroi se “lufta kundër Hamasit duhet të kryhet me konsideratën më të madhe të mundshme për situatën humanitare për burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm në Gaza”.

Ministrja e Jashtme e Francës Katerinë Kolona përsëriti gjithashtu se “asgjë nuk e justifikon terrorizmin. Përballë terrorizmit, Izraeli ka të drejtë të mbrohet”

Izraeli, në përgjigjen e tij legjitime ndaj sulmit terrorist që ishte viktimë, duhet të mbrojë popullsinë civile në përputhje me ligjin humanitar”, vazhdoi Kolona

Franca dënon veprimet e Hamasit, por vazhdon të mbështesë të drejtat e popullit palestinez siç kemi bërë gjithmonë”, vuri në dukje Kolona, duke shtuar se Franca së shpejti do të dërgojë 10 milionë euro shtesë (10.6 milionë dollarë) ndihmë për palestinezët.

Share This Article