ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kosovë- KQZ përmbyll numërimin dhe verifikimin në 21 komuna 1 hour ago
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Të gjithë jemi UÇK. Është çështje kohe, por protestë e ngjashme do bëhet edhe në Shkup 1 hour ago
NATO drejtuar BE-së: “Ne do ta menaxhojmë murin e dronëve.” 1 hour ago
Orban konfirmon takimin Trump-Putin në Hungari: Një lajm i shkëlqyer, ne jemi gati 2 hours ago
Momentet që tronditën botën e muzikës klasike 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Franca do të miratojë ligj të ri imigrimi”, analiza e DW: Synon të ashpërsojë trajtimin e azilkërkuesve

albnews by albnews
7 November, 2023
in Bota
0
“Franca do të miratojë ligj të ri imigrimi”, analiza e DW: Synon të ashpërsojë trajtimin e azilkërkuesve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin e paraqiti projektligjin në Senat në Paris. Senati i së djathtës konservatore, dhoma e dytë e Parlamentit, filloi menjëherë debatin mbi projektin. Qeveria e kishte paraqitur projektligjin në shkurt dhe më pas e kishte ngrirë sërish, sepse reforma e pensioneve dominoi debatin dhe gjithsesi nuk dukej shumicë mbështetëse në horizont. “Ka të bëjë me dhënien e një statusi ligjor njerëzve që kanë jetuar dhe punuar këtu prej vitesh (…)”, tha kryeministrja Elisabeth Borne për France Inter. Kjo është një “masë e arsyeshme”, shtoi ajo.

Projektligji premton të jetë një provë cfilitëse, pasi kampi politik i Presidentit Emmanuel Macron nuk ka më një shumicë absolute në Parlament për të miratuar projektin shumë të diskutueshëm pa mbështetjen e forcave të tjera politike. “Do të kërkojmë shumica”, theksoi Borne, e cila kritikohet kritikuar për kthimin në përdorimin e nenit 49.3 të Kushtetutës. Ky nen lejon që një ligj të miratohet pa votim përfundimtar nga Parlamenti francez. Projektligji i imigracionit është projekti i dytë i madh reformuesi mandatit të fundit të presidentit Emmanuel Macron, pas reformës së pensioneve, e cila u realizua mes protestave të forta.

RelatedPosts

NATO drejtuar BE-së: “Ne do ta menaxhojmë murin e dronëve.”

Orban konfirmon takimin Trump-Putin në Hungari: Një lajm i shkëlqyer, ne jemi gati

Trump njofton takimin me Putinin në Budapest për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Çfarë bëjnë republikanët?

Mbështetja e pritur e konservatorëve Républicains për nismën legjislative është ende e paqartë. Marrja e një qëndrimi të qartë ndaj emigrantëve është vërtet në përputhje me linjën e republikanëve, të cilët e kanë prej kohësh këtë çështje ndër prioritetet e tyre. Megjithatë, halë në sy për ta është është garantimi i dokumenteve të qëndrimit për emigrantët e paligjshëm që punojnë në profesione në të cilat kërkohen punonjës. Ata besojnë se kjo hap një derë tjetër për emigracionin e paligjshëm.

Megjithatë, gjatë prezantimit të projektligjit, ministri argumentoi se emigrantët tashmë në vend duhet të kenë kushte të sigurta dhe të mira pune. Firmat që bëjnë biznes në kurriz të emigrantëve të paligjshëm duhet të ndalohen. Ekonomia që po rimëkëmbet dhe rënia e papunësisë do të thotë se shumë sektorë në Francë po kërkojnë me këmbëngulje punonjës. Emigracioni shihet si një zgjidhje, por industria dhe qeveria nuk i kanë përcaktuar përmasat e tij.

Kritika e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se ligji i planifikuar mund të kufizojë të drejtat e emigrantëve. Në të ardhmen, mund të deportohen edhe persona që kur kanë mbërritur në Francë kanë qenë të mitur nën 13 vjeç ose edhe prindërit e huaj, fëmijët e të cilëve kanë shtetësi franceze. Sipas organizatës së ndihmës për fëmijë UNICEF, ky rregull mund të bierë ndesh me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Reduktimi i planifikuar i kujdesit mjekësor është kritikuar gjithashtu. Në të ardhmen, emigrantëve do t’u garantohet vetëm ndihma mjekësore emergjente, theksoi ministri i Brendshëm Darmanin.

Disa organizata kanë kritikuar gjithashtu faktin që fëmijët e lindur në Francë nuk marrin më automatikisht shtetësinë franceze në moshën 18-vjeçare. Për më tepër, të rinjve të lindur në Francë, të cilët janë dënuar me një minimum prej gjashtë muajsh burg, nuk do t’u jepet shtetësia franceze. Nënshkruesit e një apeli drejtuar qeverisë theksojnë se këto masa e vështirësojnë integrimin dhe u bëjnë jehonë kërkesave të ekstremit të djathtë.

Vitin e kaluar, në Francë aplikuan për azil rreth 137.000 vetë, afërsisht i njëjti numër si para pandemisë së koronavirusit. Shumica erdhi nga Afganistani, e ndjekur nga Bangladeshi, Turqia dhe Gjeorgjia. Rreth 11.400 persona u dëbuan, duke përfshirë rreth 3.600 të huaj që kishin kryer vepra penale. Gati 4000 vetë u larguan nga vendi vullnetarisht ose si pjesë e një programi të subvencionuar të kthimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kosovë- KQZ përmbyll numërimin dhe verifikimin në 21 komuna

Kosovë- KQZ përmbyll numërimin dhe verifikimin në 21 komuna

17 October, 2025
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Të gjithë jemi UÇK. Është çështje kohe, por protestë e ngjashme do bëhet edhe në Shkup

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Të gjithë jemi UÇK. Është çështje kohe, por protestë e ngjashme do bëhet edhe në Shkup

17 October, 2025
NATO drejtuar BE-së: “Ne do ta menaxhojmë murin e dronëve.”

NATO drejtuar BE-së: “Ne do ta menaxhojmë murin e dronëve.”

17 October, 2025
Orban konfirmon takimin Trump-Putin në Hungari: Një lajm i shkëlqyer, ne jemi gati

Orban konfirmon takimin Trump-Putin në Hungari: Një lajm i shkëlqyer, ne jemi gati

17 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result