Franca dhe Italia kanë regjistruar ditë rekord me raste të reja me koronavirus që nga koha kur ishin nën izolim muaj më parë.
Franca ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit ka regjistruar 5429 raste të reja me koronavirus, që është dita më e rëndë me raste të reja që nga muaji prill. Numri total i të të infektuarve në Francë ka arritur në 253 mijë e 587.
Në anën tjetër, Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 1367 raste të reja duke e çuar shifrën totale të të infektuarve në 262 mijë e 540. Dita e sotme pati shifrën më të lartë që nga muaji maj.
Si pasojë e COVID-19 në Francë kanë vdekur 30549 persona, ndërsa në Itali 35458.