Franca, e pavendosur për dhënien e datës për Shkupin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca mbetet e pavendosur për miratimin e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Ambasadori francës në Shkup, Kristian Timonie deklaroi se vendi i tij vlerëson reformat e bëra në vend por thekson se standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane.

Ndërkohë, zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka vazhduar turneun e vizitave të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së për t’i bindur ata se Shkupi meriton datë. Në Varshavë të Polonisë, Osmani ka marrë mbështetje nga ministri Jashtëm polak dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme.

Gjatë ditëve të ardhme, Osmani do të vazhdojë vizitat dhe takimet edhe në vende të tjera. Në mes të muajit tetor, vendet e BE-së pritet të japin verdiktin e tyre në lidhje me dhënien e datës kur Shkupi do të duhet të fillojë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE.

Share This Article